Report TV - Kokaina në Durrës, Rama: Kaloi portet e BE dhe u kap në Shqipëri

  • 6 years ago
Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov në Sofje të Bullgarisë, vend i cili ka presidencën e radhës së BE, kryeministri Edi Rama bëri një prononcim për mediat.
Rama vuri theksin te progresit e bëra nga Shëqipëria që sipas tij janë vlerësuar nga BE-ja në pritje të dhënies së ?OK?-it për nisjen e negociatave për antërasim dhe u ndal te droga e sekuestruar dje në Durrës, që sipas Ramës qe një sukses, edhe për faktin se nuk ishte kapur në portet e tjera të BE-së.

?Ishte një takim përmbyllës i vizitës së presidentit të komisionit, komisioenerit për zgjerimin, shefes së diplomacisë evropiane këtu nëSsofje, pas stacioneve të të gjithë pikat ku ata u ndalën në Ballkan. Dhe në njëfarë mënyre ishte një bilanc që unë e konsideroj shumë pozitiv, të cilin e parashtroi presidenti Juncker si dhe po ashtu një diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme, ku korridori blu apo autostrada adriatiko-joniane është një prioritet parësor.

Recommended