Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Firmosen 14 marrëveshje! Rama: Porti Durrës pikë e përbashkët tregtare

  • 3 years ago
TIRANË - Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan ditën e sotme 14 marrëveshje mes dy vendeve në një mbledhje ndërqeveritare. Ajo u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Kongreseve dhe zgjati për disa orë.

Ndër marrëveshjet që u firmosën ishin ajo e shndërrimit të portit të Durrësit në një pikë doganore të përbashkët. Rama tha pas mbledhjes se kjo do të konkretizohet vetëm javët e ardhshme në Kosovë. Kryeministri shqiptar tha se synimi madhor i të dy vendeve është hapja e plotë e kufirit e cila sipas tij mund të arrihej vetëm përmes bashkimit në minishengenin rajonal. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e ardhshme.

Ndërsa për një prej kërkesave të Presidentit Donald Trump për zhvendosjen e një ambasade shqiptare në Jeruzalem, Rama tha se do të mbajë linjën e BE-së e cila e kundërshton këtë plan. Gjithashtu Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga ShBA-ja. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp.

Një ndër pikat e marrëveshjes që u firmos sot ishte dhe ndërtimi i një korridori digjital përmes teknologjisë 5G. Rama tha se duhet zgjedhur alternativa e duhur për ofertën. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar dhe akuzat politike ku Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta dhe Lulzim Bashës.

Recommended