Report TV - Tiranė, atentat me armė zjarri vritet me 5 plumba 41-vjeçari

  • 6 years ago
TIRANE - Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Kongresi i Manastirit", pranë Pediatrisë në QSUT.

Autorët kanë qëlluar me pesë plumba një person i cili sipas burimeve policore ka humbur jetën në vend. Ndërkohë, e gjithë ngjarja është parë nga dy infermiere të Pediatrisë të cilat kanë qenë duke kaluar në rrugën ku ndodhi atentati.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ve.

Recommended