Ora News - Tiranë, atentat me armë zjarri ish-policit/EMRI

  • 5 years ago
#oranews #vrasje #ekzekutim #tirane

Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së Selitës, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake viktima është Arben Bilali, 54 vjeç, një ish-punonjës policie, i cili ndërroi jetë në spital.

Dyshohet se në ekzekutimin e Bilalit ka marrë pjesë më shumë se një person, të cilët janë larguar me një automjet.

Mësohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Benz.

Në vitin 2010, Arben Bilalit i është bërë një atentat në një lokal. Po 2010, viktimës i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilali, një ish mundës i Dinamos.

"Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital", tha policia në një njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-te-shtena-me-arme-zjarri-prane-komisariatit-2

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Recommended