Ora News - Gjirokastër, uji i mori gjithçka, familja me 6 anëtare jeton tek të afërmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë anëtarët e Familjes Paja në Gjirokastër kanë humbur gjithcka nga përmbytjet e fillim dhjetorit.

Shtëpisë një katëshe në lagjen 18 shtatori i kanë mbetur vetem themelet dhe çatia, pasi gjithëcka që familja kishte krijuar ndër vite qëndron e hedhur në oborr.

"Fatkeqësisht nga zoti u mbytën, unë edhe jam shumë e sëmurë"

E zonja e Shtëpisë, Fluturake Paja, me lot në sy thonë se që prej fillimit të dhjetorit janë detyruar të jetojnë tek të afërmit, pasi u duhet mbështetje e madhe për tia nisur nga e para.

"Ne ketu kemi 27-28 vjet, përmbytja në shkatërroi gjithcka. Unë kam fjetur tek vëllai, se nuk kemi kur të rrijmë. I lutem bashkisë të më ndihmojë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjirokaster-uji-i-mori-gjithcka-familja-me-6-anetare-jeton-tek-te-afermit

Recommended