Qëlloi me armë, arrestohet 37-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës pas ngjarjes së një dite më parë në rrugën Bardhyl në kryeqytet, ku u qëllua me armë zjarri.

Policia tha se në pranga përfundoi 37-vjeçari Sandër Dapaj i cili u kap në flagrancë me armë zjarri të llojit ?Beretta?, ndërsa në kërkim u shpall pronari i lokalit loto sport një 44-vjeçar.


Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Dapaj u konfliktua me 5 klientë të lokalit për çështje bastesh sportive, ndërsa sherri degjeneroi në përdorimin e armës nga 37 vjecari, i cili sipas policisë ka precedent penalë.

Gjatë kontrolleve blutë thanë se pronari i lotos e ushtronte aktivitetin e tij në paligjshmëri, ndërsa iu sekuestruan disa kompjutera dhe televizorë.

Recommended