Qelloi me arme dy te rinjte, arrestohet 33-vjecari

  • 4 years ago
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar nga Shijaku, i cili ishte shpallur më parë në kërkim për tentativë vrasje.

Ky shtetas dyshohet se më datë 2 Korrik në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete, në drejtim të dy të rinjve 18 dhe 24 vjeç, banues në Durrës.

Më pas ai ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t?i shpëtuar kapjes nga policia.

Pas gati dy javë hetime, shërbimet e Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak mundën të ndalojnë 33-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale ?Vrasja me dashje e mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Tv Klan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended