Report TV - Drejtuesja e PD kalon me PS:Basha na kërcënoi! S'votoj të pashkollë si Balliu

  • 7 years ago
Dhjetra demokratë të Pogradecit i janë bashkuar Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit me arsyen se PD e vërtetë për të cilën ata kanë kontribuar, është shkatërruar nga Lulzim Basha dhe se kandidati Klevis Balliu është një fyerje për ta dhe Pogradecin.

Ata kanë zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Socialiste në Pogradec, Eduard Shalsi, për të shprehur mbështetjen e tyre për PS.

Por ajo që ka i ka surprizuar të gjithë, është fjala e kryetares së gruas të Partisë Demokratike Pogradec dhe këshilltare e PD në këshillin bashkiak, e cila ka deklaruar largimin e saj nga ajo që e quan ?Republika e njerëzve humbës?.

Manushaqe Malçellari ka ironizuar djalin e Fahri Ballliut duke thënë se ?Si do të zgjidhë ky djalë hallet e qytetarëve, kur hallet e tij ia zgjidh babai??

?Nuk mund të votoj një njeri të pashkolluar, pa eksperiencë?, deklaron ajo.

Deri sot një nga drejtueset e rëndësishme lokale të PD në Pogradec, Malçellari ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkatërruar vlerat e demokracisë në PD.

Recommended