Report TV -Video-ekskluzive/ Si u vra i riu Altin Balliu në Korçë në Janar të 2019

  • 5 years ago
Report TV zbardh eksluzivisht pamjet filmike të momentit të vrasjes së Altin Balliut në 17 janar 2019 në qytetin e Korçës. Filmimi, i regjistruar nga kamera e një biznesi në Korçë, hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në ekzekutimin barbar të Altin Balliut, nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si ?Geri Muçi?. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga Report TV tregojnë rrethanat ordinere se si është kryer kjo vrasje në Korçë. Siç shihet në pamje grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime është me xhupin e kuq, ka qënë në rrugë dhe me një sjellje krejt normale. Pasi shokët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe takohen, Altin Balliu dhe katër shokët e tij hipin në makinën Benz, dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore dhe larguar në banesat respektive.

Teksa shohim pamjet filmike dallohet qartë se pikërisht në këtë moment afrohet një automjet tip ?Golf 5? që drejtohej nga Olger Mustafa. Nga verifikimet që ka bërë Report TV rezulton se ky person Olger Mustafa, në këtë moment duhet të ndodhej në banesën e tij, pasi një vendim i datës 30 nëntor 2017, i marë nga gjykata e Korçës, e urdhëronte Mustafën të qëndronte në shtëpi dhe të merte kontakte me shërbimin e provës. Por ky vendim i gjyqtares Flojera Davidhi nuk është zbatuar kurrë nga shërbimi i provës në Korçë, i cili as nuk ka nguruar të regjistrojë çështje për Olger Mustafën, me argumentin se nuk i kishte mbëritur zyrtarisht vendimi gjyqësor.

Recommended