Ora News - Çadër tek Astiri? Balliu: PD do të mbështesë çdo vendimmarrje të banorëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, deklaroi se Partia Demokratike do të mbështesë çdo vendimmarrje të banorëve të Astirit, kur u pyet nga Ora News lidhur me paralajmërimin e tyre për ngritjen e një çadre dhe futjen në grevë urie.

Klevis Balliu: Menaxhimi dhe organizimi i protestës është i banorëve, por unë mund të them që ciladoqoftë vendimmarrja e tyre, Partia Demokratike do ta mbështesë.Përshkallëzimet e protestës janë mëse të pritshme nëse qeveria nuk stepet dhe nuk tërhiqet nga afera korruptive që po bëhet këtu.

Në ditën e tyre të protestës për Vitin e Ri 2019, Balliu tha se prioriteti i vetëm i çdo qytetari shqiptar është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe dalja e tij para drejtësisë.

Klevis Balliu: Demokratë dhe socialistë të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri, sesi ky projekt po vidhet. Ti themi jo kësaj diktature mafioze, ta shporrim këtë njeri njëherë e mirë. Rama të largohet urgjentisht, të dalë para drejtësisë, të shkojë atje ku e ka vendin, në burg. Nëse këta banorë nuk do të kishin rezistuar, shtëpitë e tyre do të ishin shembur. Nuk kam asnjë dyshim që banorët e Unazës do ta fitojnë këtë kauzë. Sikundër jam i sigurtë që të gjithë qytetarët shqiptarë do ta fitojnë kauzën kundër qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me paratë e drogës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cader-tek-astiri-balliu-pd-do-te-mbeshtese-cdo-vendimmarrje-te-banoreve

Recommended