A do ketë dhunë në protestë?! Balliu për Report Tv: Nëse do ketë provokime dimë si të përgjigjemi

  • 5 years ago
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-se, Klevis Balliu ka folur për Report Tv mbi atë çka u fol në mbledhje duke deklaruar se protesta do të vijojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Balliu tha se protesta e 16 Marsit do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit.

"Gjatë mbledhjes u diskutua mbi protestën që do të mbajë opozita. Nuk do të ketë asnjë hap pas. Vendi është në ditët e tij më të zeza. Protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës. Protesta e 16 Marsit do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit. Nëse do ketë provokime qyetarët do të dinë t'i përgjigjen. Kësaj here qytetarët nuk do të bien më pre e provokimeve të policisë", u shpreh Balliu.

Recommended