Report TV - Gjiknuri: Nëse nuk zgjedh dot ekipin e kundërshtarit, si mund t'i heqësh lojtarët?!
  • 5 years ago
Opozita nuk mund të garojë me kandidatë të fortë dhe për këtë kërkon t'i zgjedhë ajo lojtarët në fushë. Drejtuesi politik i socialistëve për Vlorën, Damian Gjiknuri, teksa prezantoi kandidatin për Selenicën Pëllumb Binaj, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e opozitës.

?Nuk e zgjedh dot ekipin e kundërshtarit. Keni parë përshembull ju në ndonjë ndeshje që të hysh në lojë me Barcelonën dhe ti thuash nuk dua Mesin në fushë, nuk dua këtë e nuk dua atë?! Si mund ti heqësh lojtarët ashtu? Thotë Kryeministrin nuk e dua, Damian Gjiknurin nuk e dua. Ai do të rrafshojë gjithë lidershipin e Partisë Socialiste pastaj të hyjë në garë?, tha Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri ka listuar edhe një sërë investimesh në Vlorë, për të cilat sipas tij do të votohet përsëri Partia Socialiste. Deputeti Vullnet Sinaj nga ana tjetër u kërkoi qytetarëve të mbështesin kandidatin Binaj për të mirëpritur dorën e invesitemeve në zonë.

?Në demokraci ka vetëm një vendim dhe vendimin e jep sovrani nëpërmjet votës së tij. Në asnjë mënyrë tjetër nuk merret pushteti. Në Bashkinë e Selenicës edhe lekët që ka dhënë qeveria nuk janë investuar siç duhet. Këto janë arsye vërtet të forta që ne duhet ta përmbysim këtë bashki?, u shpreh Vullnet Sinaj.

Kandidati Pëllumb Binaj e vendosi fokusin e fushatës së tij tek investimet në infrastrukturën arsimore dhe atë shëndetësore të kësaj njësie vendore.
Recommended