Report TV - Bardhi: Nuk kishte dhunë në protestë...as persona me maska!

  • 5 years ago
Gazment Bardhi i marrë në hetim në gjendje të lirë, "për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private", thotë se nuk i druhet arrestimit. Mohon të ketë pasur dhunë nga ana e protestuesve, e po ashtu mohon edhe atë çka lehtësisht u pa nga kamerat, protestuesit e maskuar të cilët u përfshinë në akte dhunë duke çarë kordonin e policisë tek kryeministria, duke hedhur ndaj tyre kapsollë dhe duke tentuar të sulmojnë edhe godinën pa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

"As nuk trembem as nuk jam trembur do vazhdoj detyrën time si Sekretar i përgjithshëm i PD, frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e komunizmit, do duhet t'i thuhet ministrit që komunizmi ka mbaruar para 30 vitesh", tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-ë, thotë se nuk ka pasur asnjë cënim të rendit kushtetues në vend, duke i kthyer përgjigje kështu deklaratave të forta të ministrit të Brendshëm dje, që paralajmëroi se organizatorët mund të përballen me akuza për cënim të igurisë dhe rendit kushtetues dhe thirrje për kryengritje.

"Ministri i Brendshëm është mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë si puç kushtetues, kjo kohë ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mb asnjë drejtues policie, prokuror, gjyqtar, që do mund të frikësojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën legjitime për të protestuar", u shpreh Bardhi.

Teksa ishte në Prokurorinë e Tiranës për një padi kundër ministrit të Brendshëm dhe Policisë, për përdorimin e gazit lotsjellës në protesta, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, thotë se policët kanë aktruar duke bërë si të lënduar në protestë.

"Nuk ka pasur asnjë akt dhune ndaj asnjë polici. Verifikoni kur kanë dalë aktorët policë nga spitali i Traumës, kanë shkuar për të bërë foto me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën. Deri më tani kanë protestuar në mënyrë paqësore, sa kohë nuk ka pasur sulm ndaj policisë duhet të verifikojnë. Nuk di të ketë pasur qytetar të maskuar. ka pasur qytetarë që kanë vënë maskën e Edi Ramës, për të treguar që është një fytyrë që shqiptarëve duhet të hiqet qafe sa më shpejtë", tha Bardhi.

Recommended