Report TV -Bardhi: Nuk po bëjmë betejë për të ardhur në pushtet
  • 5 years ago
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin e "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga opozita ku ka vijuar të pohojë se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk garantohen kushtet e kërkuara, pa Ramën kryeministër

I pyetur në lidhje me protestat Bardhi ka deklaruar se aksioni i ndërmarrë nga ata mund të jetë aktiv edhe për disa ditë.

"Aksioni politik i opozitë mund të zgjasi edhe disa ditë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me qytetarët. Me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje fars pa opozitën dhe rikthim 30 vite pas. Në vitin 2019 kur prisnin negociatat ne nuk pranojmë të rikthemi në kohën e diktaturës. Kjo nuk do të lejohet. Nuk jam i sigurt se gjysma e qytetarëve shqiptarë do mund ti lejojnë vetes rikthimin pas 30 vite. Më të mërzitur me Edi Ramën nuk janë demokratët se nuk kan pritur gjë nga Rama, por janë socialistët. Ardhja e Partisë Socialiste në pushtet kujtuan se do të ndryshonte. Por Shqipëria po bën hapa pas. Nuk bësojë se ka qytetarë dhe militantë që është gati që të konflikthet për të mbrojtur pushtetitn por mund të mbrojë të ardhmen dhe demokracinë. Të bësh luftë për të mbrojtur pushtetin kriminal nuk do të ketë qytetarë të tillë. Nuk po bëjmë betejë për të ardhur ne në pushtet. Ne do të vijmë me anë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është betejë për Shqipërinë. Kemi nisur një betejë me kryestarndartin zjedhje të lira të ndershme. Ka nevojë për një qeveri normale që trajton hallet." ka deklaruar Bardhi.
Recommended