Klement Balilit për Report Tv: Policia nuk m'u afrua asnjëherë, Berisha më ka ardhur në shtëpi

  • 5 years ago
Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Intervista publikohet e plotë në emisionin "Repolitix" ku të ftuar janë gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, analisti Ilir Kalemaj si dhe gazetari Poli Hoxha. Ai ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe se si i shpëtoi policisë, në 16 operacione. Balili thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj.

Teksa pohon se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës Balili flet edhe për lidhjet me politikën dhe angazhimin e tij me PD dhe më herët me LSI, parti për të cilën ai thotë se është angazhuar edhe familjarisht. Ai thotë se në vitin 2006 ka pritur në shtëpinë e tij ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa në vitin 2013 emërohet drejtor i Transporteve në Sarandë si shpërblim nga LSI për kontributin në fushatën e 2013-ës.

Recommended