Johannes Hahn: Luftoni korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian, Johannes Hahn kërkon qe vendet aspirante per t?u bere pjese e unionit, mes te cilave edhe Shqipëria te vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe qe te zbatojnë ligjet qe miratojnë. Deklaratat Hahn i beri ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Europes, ku mbajti nje fjalim dhe iu përgjigj pyetjeve te ligjvënësve.?Procesi i Berlinit 2 rezultoi nje proces i suksesshëm, por procesi i zgjerimit kërkon kohe. Ne nuk duam ta ngadalësojmë kete proces, por kërkojmë rezultate te qarta ne luftën kundër korrupsionit. Ligjet nuk duhet vetëm te miratohen.?Duke iu referuar serish vendeve aspirante, Hahn vlerësoi ne deklaratën e tij bashkëpunimin ne kuadër te reformës kushtetuese, te te drejtave te njeriut, decentralizimit dhe reformës ne drejtësi, por edhe suksese konkrete përmes deklaratave te detyrueshme te pasurive dhe vetingut. Hahn përsëriti se përfshirja ne BE kërkon përmbushjen e standardeve me te larta persa i përket demokracisë dhe te drejtave te njeriut. Ai vlerësoi edhe rolin e Komisionit te Venecias, si nje motor i rendesishem per realizimin e reformave, veçanërisht ne Shqipëri dhe ne Ukraine.

Recommended