Të tjera arrestime pas masakrës në Berlin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat tuniziane te sigurisë kane arrestuar nipin e terroristit te Berlinit Anis Amri dhe dy te dyshuar te tjerë. Ministria e brendshme tuniziane deklaroi se tre te arrestuarit, te moshës nga 18 deri ne 27 vjeç, ishin anëtare te celulës terroriste. 24-vjeçari Amri u qellua per vdekje nga policia italiane ne qytetin e Milanos ne oret e para te se premtes, pasi nuk iu bind urdhrit te karabinierëve, per te ndaluar ne kontrollin e dokumenteve. Ai u mori jetën 12 personave dhe plagosur 49 te tjerë ne sulmin me kamion te se hënës ne nje treg krishtlindjesh ne kryeqytetin gjerman. Ne komunikatën e Ministrisë se Brendshme tuniziane theksoi se nipi kishte pranuar se kishte biseduar me xhaxhain e tij përmes nje aplikacioni te koduar per te shmangur përgjimin. Sipas forcave te sigurisë, tre te arrestuarit ishin operative ne qytetin e Fucanas, ne rrethinat e Tunizit dhe ne Ueslatia, pranë vendlindjes se terroristit. Nipi i Anis Amri është gjithashtu nje mbështetës i Shtetit islamik.

Recommended