Arrestime të tjera të ekstremistëve islamikë në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës vijon operacionin kundër ekstremistëve islamikë. Imami i xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekrija Qazimi dhe një tjetër i dyshuar, L.K, nga fshati Polac i Skënderajt, janë prangosur mëngjesin e kësaj të enjtjeje.Qazimi mendohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesore të asaj që këta persona e quajnë xhihad. Të arrestuarit dyshohen për veprën e rekrutimit për terrorizëm, organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje etnike, racore dhe fetare. Imami Qazimi është kapur në një lartësi malore në afërsi të banesës së tij, i fshehur në makinë.Sakaq, Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë për 40 të arrestuarit e mëngjesit të së hënës. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave terroriste të ISIS dhe Al Nusrës. Ata akuzohen se kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurin e Republikës së Kosovës.Veç këtyre, zyrtarët në Prishtinë kanë treguar se edhe mbi 50 persona të tjerë janë nën vëzhgim dhe mund të arrestohen, në lidhje me këtë çështje.

Recommended