Viktima të tjera viktima nga i ftohti - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një I pastrehë është gjetur këtë të hënë i pajetë pranë Portit të Durrësit.Viktima është identifikuar si Viktor Dhima ndërsa ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.Mendohet se shkak për vdekjen të kenë qenë temperaturat e ulëta dhe I ftohti gjatë natës.Një ditë më parë edhe në qytetin e Tiranës është ka ndërruar jetë një 68 vjeçar.Ai ka qenë i diagnostikuar me diabet dhe jetonte në qendër sociale, ndërkohë që është gjetur i pa jetë në një prej rrugëve pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza.Rasti i fundit i vdekjes së shtetasit Ajet Zikollari në Trebinjë të Pogradecit rikthen alarmin e problematimës së madhe që po vuajnë zona të thella në mbarë vendin.Zikollari u bë viktima e trete nga i ftohti në qarkun e Korcës në dy javët e fundit, por gjëndja duket më e rëndë sesa kaq.Prej ditesh banoret e zonavë të thellës së Pogradecit në juglindje kanë lëshuar alarmin në lidhje me mungesën e ushqimeve dhe ilaceve.Problemet me të mëdha janë në Njësitë Trebinjë dhe Mokër ku shumë fshatra janë të bllokuar totalisht nga dëbora.Megjithatë pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për ndihme dhe zhbllokimin e zonës, deri tani askush nuk ka marre masa.Për pasojë prej ditesh dhjetëra banore vijojne te ngujuar.
Recommended