Ora News – Nis "Eco Tirana", Tirana qyteti i parë që do të ndajë mbetjet në burim

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana do të jetë qyteti i parë që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si grumbullohen dhe diferencohen mbetjet, proces që do të nis nga shtëpitë për të kontribuar më pas në një ambient më të pastër.
Këta kontejnerë që shihni në foto së shpejti do të vendosen në rrugët e kryeqytetit. Mbetjet do të depozitohen në mënyrë të diferencuar; në këtë kontejner me ngjyrë jeshile do të hidhen mbetjet e ricikuleshme si kartonit dhe plastika.
Qytetarët duhet të tregojnë kujdes në sistemin e mbetjeve që në banesat e tyre; pasi kontinerët kanë një kapak me një gjerësi 40 cm. Ndërsa në kontejnerin me ngjyrë blu; do të hidhen mbetjet e tjera shtëpiake; të cilat rekomandohen të jenë të mbështjellë mirë me qese për të mos u përhapur gjatë vendosjes në kontejnerë.
Të pyetur nga Ora News disa qytetarë duken të informuar mbi ndarjen e mbetjeve dhe janë të gatshëm të bëhen pjesë e nismës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-qyteti-i-pare-qe-do-te-ndaje-mbetjet-ne-burim/

Recommended