Veliaj: Tirana, qyteti model per punen e bere per femijet

  • 5 years ago
Unicef e ka përzgjedhur Tiranën si një ndër qytetet që ka punuar për të qenë një qytet miqësor për fëmijët. Në samitin e Parë Ndërkombëtar për "Qytetet Miqësore për Fëmijë" te mbajtur ne Gjermani, kryebashkiaku Veliaj foli rreth sfidave për ta shndërruar Tiranën në një qytet model.
Erion Veliaj: ?Ishte një kënaqësi e veçantë që, në Forumin Global të UNICEF-it, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot?.
Kryebashkiaku premtoi se puna për transformimin nuk ndalet këtu.
?Mezi pres që pas këtij vlerësimi që morëm nga UNICEF-i si qyteti model, që me kushte modeste transformon realitetin për fëmijët, të vazhdojmë çdo muaj me nga një kënd lodrash, me 17 shkollat e reja, me dietat e reja në kopshte dhe çerdhe?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ngritja e çerdheve dhe kopshteve brenda ambienteve të kompanive të mëdha mbetet një nga synimet e Bashkisë së Tiranes, sa i takon mirërritjes së fëmijëve.

Recommended