Report TV - Arrestohet Gjergj Cukali dhe gjashtë anëtarë të bandës së tij

  • 8 years ago
Policia e Tiranës ka arrestuar sot ?të fortin? e rrugës së Myslym Shyri Gjergj Cukali dhe gjashtë anëtarë të bandës së tij.

Gjergj Cukali është i njohur nga policia për disa vepra penale, ndërkohë që policia ka prangosur dhe dy shokë të tij si dhe katër të tjerë.

Cukali dhe shokët e tij ishin anëtarë të një bande që shpërndante lëndë narkotike, ndërkohë që sipas burimeve të policisë së kryeqytetit ai dhe shokët janë arrestuar në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Sipas drejtorit të policsë së Tiranës në pranga pas operacionit të koduar ?Tangent? kanë rënë: Gjergj Cukali 36 vjeç, Artur Tarja 36 vjeç, Muharrem Kallushi 32 vjeç, Vjollca Gjoka 46 vjeç, Gentian Balliu 30 vjeç, Armand Gjoka 50 vjeç dhe Krisal Kundraci 30 vjeç.

Recommended