Report Tv-Operacion në Tiranë dhe Shkodër, arrestohet Safet Bajri dhe disa anëtarë të fisit

  • 6 years ago
Arrestohet në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si ?i forti? i Shkodrës. Arrestimi është kryer mbrëmjen e sotme në zonën e ?Xhamllikut? nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokurorinë e Shkodrës ndërsa aksioni ende vijon. Operacioni ka nisur pasditen e sotme në Tiranë dhe Shkodër njëkohësisht për të goditur fisin Bajri.

Report Tv sjell pamjet nga operacioni pasditen e sotme në lagjen Dobraç në qytetin verior, ku banon familja Bajri. Por, Safet Bajri është arrestuar në Tiranë së bashku me tre persona të tjerë në zonën e ?Xhamllikut?, ndërsa në Shkodër janë ndaluar disa persona të tjerë të fisit, por emrat ende nuk bëhen publikë nga policia. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë prerë 15 urdhër arreste.

Nga të dhënat e para, Report Tv mëson se Safet Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel me disa vite burg për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Ai është shprehur pak kohë më parë se me drejtësinë shqiptare, por edhe atë blege nuk ka asnjë problem, por prokuroria mendon ndryshe duke lëshuar urdhër arrestin. Policia e Shtetit ka deklaruar se nesër do të ketë një deklaratë për mediat në mbyllje të operacionit.

Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona edhe në Belgjikë dhe në Angli. Safet Bajri në kërkim nga autoritetet belge është i njohur edhe nga drejtësia shqiptare, ndërsa opozita e ka cilësuar si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Recommended