I dënuar për vrasjen e 2 prostitutave në Itali, arrestohet në Selenicë "Tesi" dhe vëllai i tij
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Selenicë të Vlorës. Bëhet fjalë për shtetasin Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, i cili në vitin 2008 ka vrarë në Itali dy prostituta.

Policia në një deklaratë për shtyp tha se i arrestuari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ora News ka siguruar pamje te arrestimit mbrëmjen e djeshme në Selenicë.

Zv/drejtoresha e Përgjithashme e Policisë tha se ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por është neutralizuar. Bashkë me 38-vjeçarin është arrestuar edhe vëllai i tij, Satilno Basho, 33 vjeç për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie".

I arratisur nga burgu- "Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit". Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion. Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali", tha Aida Hajnaj.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/i-denuar-vrasje-arrestohet-nje-person-me-rrezikshmeri-te-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended