Ora News - I dënuar në Itali për drogë, arrestohet me qëllimi ekstradimi 31-vjeçari nga Patosi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Patos.

Operacioni policuar i koduar ''PRIMO'' është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Interpol Tirana dhe zyra ndërlidhëse Interforza.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Idajet Saliaj, 31 vjeç, banues në Patos.

''Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal italian'', thuhet në njoftimin e policisë.

Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Ai akuzohet për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në ?Konventën Evropiane të Ekstradimit? të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/i-denuar-ne-itali-droge-arrestohet-me-qellimi-ekstradimi-31-vjecari-ne-patos

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended