Ora News - Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, arrestohet në Lezhë bashkëpunëtori i autorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 35 vjecar është arrestuar nga Policia e Lezhës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të 27 prillit. Agron Lushi, dyshohet i përfshirë në ekzekutimin e rapsodit Kolë Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni.

Policia e Lezhës ka arrestuar bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të vrasjes së rapsodit në Lezhë Kolë Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni. Sipas burimeve i ndaluari e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje, por gjatë ditës së sotme pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit.

Policia thotë se "bazuar në prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Agron Lushi 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë".

35-vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Arrestohet autori i dyshuar

Për ngjarjen më parë u arrerstua edhe Aleksander Përdodaj , 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit u prangos nga uniformat blu si autori i dyshuar kryesor për ekzekutimin e shtetasve Prenge Simoni dhe Kol Murrani. Përdoda njihej edhe kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E.Përdoda.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vrasja-e-rapsodit-dhe-mikut-te-tij-arrestohet-nje-35-vjecar-ne-lezhe

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended