Report TV - Familja në varfëri ekstreme në Rreshen, apel shtetit për ndihmë

  • 8 years ago
Kjo është banesa ku jeton Mark Përndreca, gruaja dhe tre fëmijët e tij në fshatin Tene rreth 15 km larg Rrëshenit. Siç shihet në këto pamje, varfëria ka zëvë vend në çdo cep të kësaj ngrehine që më shumë ngjan me një stallë sesa me një shtëpi.Familja Përndreca nuk ka as kushtet minimale të të jetuarit. 5 anëtarët e mbajnë frymën jallë me një asistencë me vlerë qesharake, ndërsa asnjëri nuk është në punë. Ditët e tyre janë plot ankth, pasi nuk arrijën dot të sigurojnë bukën e përditshme. Anila tregon se ka pasur raste që kanë qëndruar ditë të tëra pa ngrënë.

Aleksandër Lusha, anëtar i këshilli Bashkiak të Rreshenit tregon për report TV se bashkia i ka ndihmuar disa herë me ushqime, por dfamiljes Përndreca I duhet një shtëpi e vërtetë.

Nisur nga kushtet mjaft të rënda ekonomike dhe rreziku që shtëpia pa themel tu bjerë mbi krye, Mark dhe Anila Përndreca bëjnë apel pë ndihmë. Deri më tani I kanë ndihmuar fqinjët, duke u falur rroba e ushqime, por ata thonë se shteti duhet të vërë dorë mbi të.

Recommended