Familja Alla nga Fieri apel për ndihmë, nëna 3 fëmijëve: Tentova të vras veten...jemi të këputur

  • 5 years ago
Familja prej 5 anëtarësh jeton në kushte ekstreme, ndërsa banesa e tyre është thuajse e rrënuar. E sikur të mos mjaftonte, nëna së bashku me djalin 12 vjec vuajnë nga një sëmundje e rëndë në veshka. Me lot në sy, nëna tregon se nuk mund të blejnë dot as ilaçet për mjekim, ndërsa djali ka nevojë urgjente për një operacion.

Në familjen Alla nuk gjen as kushtet më minimale të jetesës. Prej 13 vitesh jetojnë në errësirë pasi nuk kanë energji elektrike, por përveç kësaj 5 anëtarët e familjes Alla nuk kanë as ujë të pishëm.

Gjendja e mjeruar ekonomike dhe shëndetësore e kanë shtyrë jo pak herë nënën e 3 fëmijëve, Anilda të marrë vendimin fatal për jetën e saj, e cila ka tentuar dhe të vetëvritet. Në kushtet e depresionit, Anilda kërkon ndihmë nga kushdo që mundet, në mënyrë që të dalë së bashku me fëmijët e saj nga kjo gjendje e mjerueshme.

?Jetoj në gjendje shumë të keqe. Të sëmurë jemi. Kam tre fëmijë dhe unë me burrin. Unë e sëmurë djali i sëmurë. Hajt unë po djali. E çova në spital të Fierit dhe më pas mora lek borxhë dhe e çova në Tiranë. Atje ma nxorrën me një veshkë, ndërsa veshka tjetër nuk i funksiononte fare. Do patjetër që të kurohet. Bëj prej 13 vite pa drita dhe pa ujë. Nuk kam lekë të lidh një kontratë dritash. Herë më bukë e herë pa bukë. Sot mora dy bukë ju luta shoferit, ju lut goca dhe na i dha. Nuk kam mundësi. Shumë herë biem në gjumë edhe pa bukë. Ju bëj thirrje të gjith që më shohin të m ndihmoje se jam pa bukë, një thes milli të paktë. Të më ndihmojnë që të lidh edhe kontratëne dritave sepse nuk jetojmë pa drita, në errësirë. Shtëpia çfar bie jashtë e fut brënda. Nuk kemi mundësi, jemi të këputur? tha nëna e tre fëmijëve.

5 anëtarët e familjes Alla të vetmen shpresë për mbijetesë kanë ndihmesën e atyre personave që mund të zgjasin dorën dhe të ndihmojnë këtë familje të dalë nga mjerimi i thellë.

Recommended