Report TV -Familja 10 anëtarësh në Korçë tregon tmerrin që panë me sy...apel për ndihmë

  • 5 years ago
KORÇË- Prej dy netësh, 10 anëtarë të familjes Rrapo në qytetin e Korçës, 6 prej tyre fëmijë, ndodhen në qiell të hapur. Banesa e tyre është shkrumbuar totalisht nga një zjarr i fuqishëm i rënë rreth orës pesë e gjysmë të mëngjesit të datës 28 tetor.

Në momentin që banesa ka marrë flakë, familja ka qenë në gjumë dhe ishin britmat e fëmijëve dhe një fqinji të tyre që dha alarmin e rënies së zjarrit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Recommended