Report TV - PD: Skafisti i 9 janarit, shef në kapitenerinë e Portit të Durrësit

  • 8 years ago
Sipas Grida Dumës Edi Rama ka inkriminuar persona me të shkuar kriminale në poste kyçe të administratës. Rastet e denoncimit të Partisë Demokratike kanë qenë të shumta, ndërkohë që më të rëndin cilëson denoncimin e bërë sot.

Artur Rrokaj, njëri nga skafistët e 9 Janarit 2014, përgjegjës për humbjen e 28 jetëve, i dënuar nga drejtësia për këtë krim është bërë shef në kapitanerinë e Portit Durrës nga qeveria e Ramës, sipas deklaratë së PD.

'' A mund ta besoni se skafisti i 9 janarit, i një prej dramave më të mëdha të shqiptarëve në përpjekjen për të gjetur Europën, me Edi Ramën ruan portin e Durrësit, jep urdhra, largon anije, afron ngarkesa, komandon në kapitenerinë më të madhe në vend. Kjo ka ndodhur. Mund ta gjeni edhe me emrin Arten, se e ka ndërruar.
Por është i njëjti. Është përgjegjësi për 28 të jetët e humbura në ujin e ftohtë të janarit, të cilit Edi Rama i ka besuar kapitenerinë e portit më të madh shqiptar.
Ky është pra shteti i Edi Ramës. Ky është pushteti që ai na instaluar në vend, me të inkriminuar, trafikantë, tutorë e vrasë'', thuhet në deklaratën e PD-së.

Artur Rrokaj i emëruar si inspektor për sektorin e anijeve të peshkimit ka dhënë dorëheqjen në momentin që i është dashur të plotësojë formularin për dekriminalizimin.

Recommended