Nis rehabilitimi i Portit te Durresit (14 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kompania egjiptiane ka marrë sot përsipër realizimin e një pjese të projektit të Portit të Durrësit të financuar nga Banka Botërore dhe OPEK me fondin prej 23 milion dollarësh. Ky projekt do të zgjasë deri në fund të vitit 2003 me krijimin e një porti autonom dhe privatizimin e operacioneve dhe përmirësimin e proceduave doganore. Punimet civile përfshijnë rehabilitimin e dallgëthyerses, prishjen dhe rindërtimin e 500 metrave kalatë, rehabilitimin e 200 metrave kalatë në thellësinë 7.5 metra, vendosjen e parmakëve mbrojtës në 700 metra thellësi, ndriçimin dhe shtrimin e sheshit para kalatave.
Përsa i përket përmirësimin e infastruktrës në këtë port, mund të thuhet se ata tashmë kanë filluar me largimin e tankerave të bitiumit pranë terminalit të trageteve, largimin e mbi 1120 ton mineral hekuri, rehabilitimin e godinës së kateve të intenerisë së porteve dhe fillimin e procedurave për blerjen e dy vinçave të rinj. Porti ka filluar nga puna për pastrimin e sipërfaqeve që lidhen jo vetëm me fillimin e punimeve të mëdha, por dhe zbatimin e rekomandimeve që ka dhënë studimi i Bankës Botërore. Këto rekomandime përfshijnë largimin e kromit pas kalatës 6, pastrimi pas kalatës 1 dhe 2 dhe ndriçimin e pjesshëm të portit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended