Ora News - Thellimi i Portit të Durrësit nisin në 2019

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Thellimi i shumëpërfolur i basenit të Portit të Durrësit do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Zbatimi i këtij projekti, pritet të mundësojë ankorimin e mjeteve deri në 174 metra të gjata. Në projekt ndërkohë është edhe ngritja e terminalit të kroçerave.

Fillimi i vitit të ardhshëm pritet të shënojë nisjen e punës për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës të Portit të Durrësit, çka do të mundësojë që aty të ankorohen anije me gjatësi deri 174 metra me deri në 1000 kontenierë.

Afrim Bakaj: "Është një nga rrjetet më të mëdha sepse u bënë 14 vite, që në 2004 kur është bërë njëherë thellimi i portit por që nuk u realizua dhe ka qenë domosdoshmëri."

Ndërtimi i terminalit të kroçerave është një tjetër projekt që pritet të zbatohet në Portin e Durrësit, ku deri tani kanë prenotuar ankorim 16 anije të mëdha turistike për sezonin 2019-2020.

Afrim Bakaj: "Siç është terminali i pasagjerëve sot, do bëhet një tjetër terminal për kroçerat."

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës gjatë periudhës janar-nëntor aty u ankoruan dhe përpunuan 1820 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete, kroçera dhe jahte.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/thellimi-i-portit-te-durresit-nisin-ne-2019

Recommended