Ora News - Të hënën pagat? Nisin negociatat për punonjësit e nënstacionit të Poçemit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në ditën e 9-të grevës së urisë, lajme të mira vijnë nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit.

Ata kanë deklaruar se në Tiranë kanë nisur bisedimet me zv/ministrin, i cili i ka thënë se deri të hënën do të kalojnë pagat.

Megjithatë, ata nuk dorëzohen, pasi thonë se deri të hënën do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.

"Kemi fjalë të mira, po negociojmë për të na kthyer pagat. Kanë qenë shokët tanë dje në Tiranë dhe jemi në pritje. Ne do të rrimë në grevë derisa të kalojnë. Na kanë thënë deri të hënën, por ne këtu do qëndrojmë".

"Dje filluam negociatat. Një nga përfaqësuesit e grevistëve ka shkuar në Tiranë. Na është premtuar diçka. Ne nuk tërhiqemi nga greva, pa u plotësuar disa nga kërkesat. Ne kemi negociuar me ministrinë përkatëse, me zv/ministrin, deputetët dhe përfaqësues të bashkisë".

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nisin-negociatat-me-ministrine-punonjesit-e-nenstacionit-te-pocemit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended