RTV Ora – "Protestë për bukën e gojës", punonjësit e Kombinatit Poliçan kërkojnë pagat

  • 5 years ago
#rtvora
Punonjësit e Kombinatit të armëve në Poliçan thonë se kanë mbi një vit e gjysmë që nuk paguhen edhe pse vijojnë të punojnë çdo ditë. Ata kërkuan nga Ministria e Mbrojtjes tu japë zgjidhje për këtë problem dhe përgjigje nësë Kombinati ka falimentuar.

"Protestë ekonomike për bukën e gojës".

Rreth 130 punonjës të Kombinatit Mekanik të Poliçanit thonë se kanë 1 vit e gjysmë që nuk paguhen edhe pse vijojnë të punojnë çdo ditë.

Ata kërkuan transparencë nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgjegjësi në rast se Kombinati ka falimentuar.

"Ka shumë gjëra për të thënë por ne duam që Ministrja të na vijë këtu. Nuk na erdhi ne do ti shkojmë Ministres në Ministri".

Dhe nesë shteti është i paaftë për të mbajtur në punë Kombinatin, ata kërkojnë që tu hapet rruga privatëve që sipas tyre kanë interes.

Protestës i janë bashkuan edhe ish-punonjësit e Kombinatit,të hequr padrejtësiht nga puna,të cilët edhe pse kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore nuk kanë marrë asnjë lek.

"Kam dal në reformë, më thirrën për një kohë të shkurtër për të punuar. Kam një vit e gjysmë që nuk kam marrë pagën".

Punonjësit e Kombinatit të Armatimeve thonë se do të përshkallëzojnë protestat dhe do të shkojnë deri në grevë urie në rast se problematikat nuk marrin zgjidhje të shpejtë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/proteste-buken-e-gojes-punonjesit-e-kombinatit-polican-kerkojne-pagat
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended