Report TV - Naftëtarët e Ballshit në protestë, përplasje me policinë, kërkojnë pagat e prapambetura

  • 3 years ago
Kjo e hënë (14 shtator) ka nisur sërish me protesta nga naftëtarët e rafinerisë së Ballshit.

Ata janë mbledhur përpara uzinës ku kërkojnë hyrjen brenda saj, por janë përballur me "murin" e policisë.

Ka pasur dhe tensione e përplasje mes tyre. Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura.

"I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon" - thotë njëri prej protestuesve.

Recommended