Report TV -Propozimet për datën e zgjedhjeve, Meta mes 18 prillit të PD-së dhe 9 majit të PS-së

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta do të nisë këtë të premte konsultimet me të gjithë krerët e partive apo përfaqësuesit e tyre, për të vendosur datën e re të zgjedhjeve. Më 4 korrik kreu i shtetit do të presë në Presidencë sugjerimet e tyre lidhur me datën që shohin të arsyeshme për të marrë votën e qytetarëve.

I vetmi që ka treguar gatishmërinë për të dorëzuar vetë në Presidencë propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ashtu siç burime për Report Tv konfirmojnë, do t?i sugjerojë kreut të shtetit për t?i drejtuar shqiptarët drejt kutive të votimit të dielën e parë të periudhës zgjedhore, pra më 18 prill.

Recommended