Report TV - Vrasja në Elbasan, pranga rojes së karburantit, nuk tregoi krimin

  • 8 years ago
Punonjësi i karburantit, në afërsi të të cilit u vra dje Saimir Beqiri, është prangosur nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ai nuk ka treguar për ngjarjen.

Sipas policisë, Shkëlqim Salla, 42 vjeç, është arrestuar për moskallëzim të krimit, pasi duke qënë roje i karburantit në vëndin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallzuar.

Vrasja ndodhi në Lagjen ?Skëndërbej? në afërsi të një pikë karburanti, vend në të cilin u gjet i vrarë me armë zjarri Saimir Beqiri, 51 vjeç.

Ndërkohë, ekspertët e policisë, gjatë kqyrjes së vëndit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 copë gëzhoja, kalibër 9mm dhe 2 copë predha.

Recommended