Denimi i rojes se parlamentit per “27 Prillin”
  • 5 years ago
Nën moton ?Pa drejtësi, nuk ka qetësi?, para Gjykatës Penale në Shkupit u zhvillua protestë qytetare. Kësaj radhe protesta ishte organizuar nga familjarët dhe të afërmit e Abdulfetah Alimit, i cili javë më parë u dënua me 7 vite burg për ngjarjet e 27 Prillit.

?Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe?, ?Drejtësia nuk është pazar?, ?Të shpëtosh njeri, nuk do të thotë të jesh terrorist? ishin disa nga sloganet që protestuesit mbanin në duar. Ata njëkohësisht kishin fanella të veshura me portretin e Fetah Alimit.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin ?Skënderbe? për të vazhduar para Gjykatës Penale. Organizatorët e protestës kërkuan nga organet kompetente që të zbardhen të gjitha rastet e montuara.

Familjarët e Alimit bënë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të montuara. Ata thanë se këtë çështje do të shtrojnë edhe në instanca ndërkombëtare gjyqësore.

I pranishëm në protestën e sotme ishte edhe Lideri ASH, Ziadin Sela. Protesta kaloi në mënyrë të qetë, pa incidente. Komunikacioni para gjykatës ishte i ndërprerë, ndërsa rreth ndërtesës kishte prani të madhe të policisë.

Ndryshe, protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit të rastit ?E enjtja e përgjakshme? për sulmin e 27-prillit në?Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), pasi Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënimi në lartësi prej 7 vjet burg.

Nga Gjykata thanë se ?në bazë të incizimeve të ngjarjes Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentit, duket qartë se është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës, të dënuarit Goran Gjoshevski-Levi, shef i sigurimit i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski?.

Tv Klan
Recommended