Ora News - Vrasja makabre në Mallakastër, nipi dhe dy shokët pranojnë krimin dhe shprehin pendesë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nipi 16 vjecar i bashkëshortit dhe dy shokët e tij kanë pranuar në polici vrasjen e 50 vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës dhe kanë shfaqur pendesë. Fqinjët dhe familjarët e viktimës kërkuan dënim të rëndë për tre të rinjtë, të cilët njiheshin si problematikë në zonë.

Gruaja në Foto është Drita Saliaj, 51 vjecarja që u vra në mënyrë makabre nga nipi i bashkëshortit dhe dy shokët e tij.

Në polici tre të rinjtë kanë pranuar krimin dhe sipas burimeve kanë shfaqur pendesë.

Madje një burim tha se nipi 16 vjeçar ka qenë mes personave të familjes që kishin shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen e 51 vjeçares.

Por hetuesit kanë vërejtur paqëndrueshmëri në deklarime dhe gjatë marrjes në pyetje e kanë bërë të pranojë vrasjen.

Në shtëpinë ku ndodhi vrasja janë hapur dyert e mortit ndërsa në shtëpinë e familjarit të përfshirë në krim nuk ka asnjë lëvizje.

Nëna e 16 vjeçarit thuhet se është larguar, ndërsa babai i tij prej disa muajsh është në qeli pasi është arrestuar për kultivim droge.

Nga familjarët 16 vjeçari dhe shokët e tij njiheshin si çuna të këqij dhe përdorues të drogës.

"Erdha që të hapja derën dhe nuk hapet, mund të kenë hyrë nga tavani. Kisha gjëra, që kisha sjellë nga Greqia. Edhe mund të jenë ata që u arrestuan. Ky nipi nuk ka qenë djali i mirë. Ka qenë çun i keq, drogë dhe të gjitha gjërat i ka bërë, të atin e ka brenda", tha Mitat Saliaj.

Ndaj me zemërim për krimin më të rëndë të shënuar vitet e fundit në zonë, ata kërkojnë dënim ekstrem.

"Unë si nënë për Dritën, ti marrin ata djemtë dhe ti hedhin atje ku e kanë hedhur Dritën. Ti varrin këtu dhe ti hedhin atje, pa dalë shpirti siç nuk i doli Dritës"

Dyshimet janë se tre të rinjtë u futën në shtëpinë ku gruaja ishte e vetme për të vjedhur.

"Dritës nuk i linte i shoqi para"

Por banesa e 50 vjeçares nuk ka qenë e vetmja që ata kanë tentuar të vjedhin.

Vrasja makabre ndodhi të dielën por u zbulua vetëm të martën me arrestimin e tre të rinjve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/grabiten-dhe-vrane-50-vjecaren-3-autoret-pranojne-krimin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended