Report TV - 4-vjeçari i kërkoi ndihmë fqinjëve u fut banesë për nënën e motrën

  • 8 years ago
TIRANE - Dëshmitë e fqinjëve të familjes Nezha në kryeqytet e cila mbrëmjen e së martës humbi fëmijën 4-vjeçar pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesë, tregojnë detaje të reja për mikrofonin e Report TV. Ata thonë se 4-vjeçari ka qenë në shtëpi bashkë me nënën dhe motrën e tij të vogël vetëm 7 muajshe, dhe sapo ka parë zjarrin ka dalë menjëherë nga apartamenti për të kërkuar ndihmën e fqinjëve.

Nëna ka marrë foshnjën në krah, të cilën ishte duke e larë dhe e ndihmuar nga fqinjët ka mundur të dalë gjallë nga flakët që u përhapën në të gjithë shtëpinë. Në mes të kaosit dhe flakëve vogëlushi 4-vjeçar ishte rifutur në banesë për të shpëtuar nënën dhe motrën, por ka mbetur i bllokuar në ballkon mes flakëve të fuqishme të zjarrit pasi shpërthue bombola.

Kryefamiljari Amarildo Nezha, i cili pa zjarrin nga dyqani që familja ka përballë pallatit, u ngjit për të shpëtuar djalin të cilin e pa teksa kërkonte ndihmë në ballkon, por pavarësisht tentativa pa fund për tu futur mes flakëve nuk arriti ta shpëtonte dot fëmijën.

Recommended