Report TV - Bulqizë 22 vjeçari vret shokun me thikë! Në mëngjes kishte dhunuar nënën dhe motrën
  • 5 years ago
BULQIZË- Një 21-vjeçar është vrarë me thikë rreth orës 10:00 të paradites së sotme në qendër të qytetit të Bulqizës. Viktima është Arlind Pasha, shok me autorin 22-vjeçar Fatjon Keta.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit ndërkohë që mësohet se autori ka qenë person me probleme. Mëngjesin e sotëm ai është konfliktuar në banesën e tij me nënën dhe motrën duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre.Dyshohet se ai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe është kallëzuar disa herë nga familjarët e tij për shkak se ushtronte vazhdimisht dhunë fizike ndaj tyre. Keta është ndaluar rreth një orë e gjysmë pas ngjarjes në qytetin e ri të Bulqizës.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë konfliktin mes autorit dhe viktimës.
Recommended