Ndërkallje e "360gradë" - Ardi Veliut e bllofi me nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Futja e shqiptarëve për më shumë se dy muaj në izolim total, u udhehoq nga FB i kryeministrit, ku cdo mbremje leshon si fermane rregullat dhe direktivat si duhet te silleshin qytetaret, të cilat policia nxitonte t?i zbatonte. Kush thyente orarin e karantinës së paku ndëshkohej me gjobë, e jo rrallë deri në arrestime shoqëruar me dhunë fizike. Jo te pakta ishin videot qe tregonin policë duke shoqeruar me force qytetare qe kishin dale per ne farmaci apo per te ecur jashte fashes orare te mbremjes.

Ne mes te muajit maj, një video u shpërnda me shpejtesi në rrjetet sociale, ku 4 policë u shfaqën me një dhunë të pashembullt ndaj një 15 vjecari, I cili po bënte xhiro më bicikletë ne kodrat e Liqenit Artificial. Video u bë shpejt virale duke ngjallur reagim në opinionin publik. Për këtë rast reagoi edhe institucioni i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëvë në Shqipëri.

Por pa kaluar shumë ditë, për të mbrojtur veprimin e vartësve të tij, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në komisionin e sigurisë ne Kuvend, shokoi gjithë opinionin me një veprim të paprecedentë. Në përpjekje për të justifikuar dhunën e uniformave blu ndaj të miturit, kreu i policisë së Shtetit nxori para Komisionit një video të Zaida Çobos nënës së 15-vjeçarit, për t?u provuar deputetëve se bëhej fjalë për një familje jo normale.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-video-skandaloze-e-ardi-veliut-e-bllofi-me-nenen-e-15-vjecarit-te-dhunuar-nga-policia

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended