Papa lutet para vizitës në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa behet gati te vizitoje Shqiperine, Papa Françesku është lutur per kete udhëtim ne bazilikën e Shen Mërisë. Pasditen e te enjtes ai është lutur qe gjate pranisë ne vendin tone, te përhapë ne mënyre te suksesshme mesazhin per paqen dhe dashurinë. Ne një komunikate te Selisë se Shenjte, njoftohet se Papa Bergolio ka shkuar i vetëm ne Bazilikë, per t?u lutur ne heshtje përpara statujës se Nenës se Krishtit. Lutja e Papes, siç njofton Vatikani, eshte e zakonshme, perpara çdo vizite ne nje vend te caktuar. Ati i shenjte ka dërguar edhe nje buqete me lule te statuja e Shën Mërisë. Gjithashtu kete te premte, nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, mbërriti ne ambientet e Presidencës në Tiranë makina me të cilën do të lëvizë Papa Françesku te dielen e 21 shtatorit. Kreu i Vatikanit ka zgjedhur qe te udhëtoje ne bulevard me nje makinë të bardhë dhe të hapur per te përshëndetur kështu qytetarët shqiptarë dhe besimtarët katolikë që do zgjedhin të ndjekin Meshën e Shenjtë. Kjo e diel do te jete nje dite e veçante per Shqipërinë, dhe Interesi i qytetarëve per te qene te pranishëm në këtë ditë është mjaft i lartë. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të qytetareve që nuk kanë mundësi ekonomike të udhëtojnë drejt sheshit ?Nënë Tereza?, pesë autobusë me te cilët do te lëvizet falas.