Ramsfilld, vizitë në Tiranë - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Teksa fushata elektorale ka hyre ne javën e saj te fundit, kryeministri Berisha është shfaqur përkrah ish-sekretarit amerikan te mbrojtjes, Donald Ramsfilld, i cili viziton Shqipërinë per te treten here. Zoti Ramsfilld vlerësoi fushatën elektorale per zgjedhjet e 23 qershorit. Ish-sekretari i mbrojtjes, theksoi se ne keto 20 vite Shqipëria kaloi nje periudhe te vështirë tranzicioni politik megjithatë ja doli me se miri dhe këtë e tregoi qarte edhe anëtarësimi i vendit ne NATO. "Keni kaluar ne nje tranzicion shume te vështirë, nga nje sistem autoritar. Kam përshtypjen se çdo popull ka veshtiresite e tij, sikurse edhe SHBA-të. Kemi pasur lufte civile, revolucionare. Po te hedhesh një vështrim ne vendin tuaj, mbetem pa fjale për çka është arritur ne 20 vjet. Shembulli juaj me i gjalle i përparimit është anëtarësimi ne NATO". Ndersa nga ana e tij, kryeministri Berisha falënderoi zotin Ramsfilld për mbështetjen qe i ka dhënë Shqipërisë ne rrugën e integrimit ne NATO, duke e cilësuar atë si promotor te paqes ne bote. Kete te hene te fundit te fushatës elektorale, kryeministri e nisi me inaugurimin e rikonstruksionin e rrugës se Dibrës. I shoqëruar nga kandidatja per deputete ne Tirane, Majlinda Bregu, dhe nga kryebashkiaku Basha, kreu i qeverise kritikoi ashpër premtimin e Rames per legalizimin e banesave, duke bere pjese te akuzave edhe numrin dy te partisë socialiste ne Vlore, Koço Kokedhimen. "Edi Rama eshte armik per jete e vdekje i ndërtimeve tuaja. Mos u mashtroni prej tij... Edi Rama deklaroi se do anulloje ligjin qe njeh banesat tuaja dhe i legjitimon ato. Ai deklaroi se do legalizoje ato nga halli dhe matjet do i beje me metrin e Koços".