A1 Report - Vrau të vëllanë më thike arrestohet pas një viti autori

  • 9 years ago
Besnik Spaho ndaj të cilit gjykata e krimeve të rënda kishte vendosur me herët masën e sigurisë ?arrest me burg? është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës.

Mësohet se ai është prangosur pas një operacioni të mirëorganizuar në zonën e Laprakës ku banonte, por edhe fshihej nga organet e rendit.

Një vit më parë pranë banesës së tij ai ka qëlluar me thikë vëllanë e tij, Luan Spaho, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Luan Spaho gjeti vdekjen më vonë në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohe mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar edhe 24-vjeçarin, Krenar Hanko, nga Pogradeci.

Ndaj këtij shtetasi gjykata e Pogradecit ka dhënë më herët masën e sigurisë ?arrest me Burg? për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Recommended