Gjendet 1 person i pajetë buzë rrugës, dyshimet e para
  • 2 years ago
Një person është gjetur i pajetë buzë aksit rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se viktima i seksit mashkull vijon të jetë akoma buzë rrugës dhe nuk dihet ende identiteti i tij.
Dyshohet se personi mund të jetë aksidentuar për vdekje nga ndonjë automjet i cili është larguar nga vend ngjarja. Forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet./tvklan.al
Recommended