Ora News - I dënuari me burg përjetë gjendet i pajetë në burgun e Peqinit, ja dyshimet

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Njëri nga anëtarët e grupit të vrasjeve me pagesë në Vlorë, Andon Mëhillaj është gjetur i vdekur në burgun e Peqinit.

Dyshimet paraprake janë se 45-vjeçari Mëhillaj ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, megjithatë do të jetë autopsia ajo që do të japë përgjigjen përfundimtare.

Familjarët e Mëhillajt pranojnë se i dënuari kishte probleme shëndetësore, por jashtë kamerave ata akuzojnë se atë e vrau shteti, pasi nuk i dha në kohë ndihmën mjekësore gjatë vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë të tjera burime bëjnë me dije së në burgun e sigurisë së lartë në Peqin aktualisht nuk ka mjek pas furtunës së shkarkimeve që shkaktoi në këtë burg nxjerrja për vizitë mjekësore të Dritan Dajtit.

Një tjetër dyshim i familjarëve është se Andon Mëhillaj mund të jetë helmuar për shkak të ngjarjeve të cilat ka qenë i përfshirë, ndaj ata presin që të vërtetën e vdekjes së 45-vjeçarit ta zbardhë autopsia mjeko-ligjore që po zhvillohet në Tiranë.

Andon Mëhillaj u vetëdorëzua në policinë e Vlorës pasi ishte i shpallur në kërkim si i përfshirë në një seri krimesh, atentate me tritol dhe porosi për vrasje me pagesë.

Ai luante rolin e ndërmjetësit të vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanajt dhe Ndriçim Gjokona. Banda e tritolit u dënua për një seri krimesh, përfshi vrasjen e Sokol Vejizit dhe Sokol Çelës si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të PD, Ardian Kollozi.

Julian Sinanaj i shpëtoi burgut të përjetshëm për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/i-denuari-me-burg-perjete-gjendet-i-pajete-ne-burgun-e-peqinit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended