Pa Gjurme- Itali,humbin dy shqiptarë, i treti gjendet i masakruar. Dyshimet..

  • 5 years ago
Pjesa e dyte dt 3 maj Një 35-vjecar që humbi në rrethana misterioze nga Firence e Italisë. Historinë e tij e kemi trajtuar në emisionin ?Pa Gjurmë? I rikthehemi kësaj historie pasi kemi dëshmi të reja. Sokol Tervoli në 2004 jetonte në Firence të Italisë me identitet të rremë. Dyshohet se ka perdorur dy pasaporta, Naser Shala si shtetas kosovar dhe Admir Asllani si shtetas shqiptar nga qyteti i Lushnjes. Sokoli është marrë me punë të jashtëligjshme në Firence dhe ka qenë nën shoqërinë e disa miqve të tij, po nga Gramshi.

Almir Harruni, Aurel Zani ku njihej nga shoqeria me pseudonimin Leqe, si dhe një personi tjetër me mbiemër Xhangolli që thërritej Nuçe në Itali, që fatkeqësisht ky i fundit u gjet i vdekur pas zhdukjes së Sokol Tervolit. Një grup bashkëmoshatarësh nga Gramshi që jetonin në Firence dhe në maj qershor të 2004 zhduken dy prej tyre. I pari është Sokol Tervoli dhe Klodian Kaptelli, nuk jemi të sigurt që të dyja zhdukjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nga kërkimet tona, dyshojmë se janë zhdukur të dy për të njëjtin motiv. Pas zhdukjes së dy të rinjve në shtator po të njëjtit vit, vjen i vdekur njëri prej tyre dhe e kam fjalën për të riun nga Gramshi me mbiemrin Xhangolli që njihej në shtetin Italian me pseudonimin Nuçe.

Recommended