Top News - Në pranga dy skafistët Shqiptarë/ Itali, kapet gomonia

  • 4 years ago
Autoritetet italiane kanë kapur një gomone me rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kg hashash, ndërsa në pranga janë vënë 2 skafistët shqiptarë. Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar gjatë natës në ujërat lidhëse të Adriatikut mes Shqipërisë dhe Italisë. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën e 3 milionë eurove.
Gomonia 6 metër e gjatë është kapur në afërsi të ujërave të San Katalado në provincën e Leçes, në një operacion të ekzekutuar nga roja bregdetare e Tarantos dhe nga Guardia di Finanza e Barit.
Ndërkohë, në një reagim të policisë shqiptare thuhet se gomonia me drogë u kap në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Dy skafistët shqiptare te arrestuar ne vendin fqinj, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#TopChannel

Recommended