Top News - Falsifikuan lejekalimin/ Në pranga 4 shqiptarë e dy greke

  • 4 years ago
4 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas Grekë janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës, pasi sipas autoriteteve policore greke akuzohen se kanë falsifikuar formën e posaçme që nevojitet për kalimin në pikat kufitare, PLF. Policia Greke thotë se personat e arrestuar ,kanë tentuar të kalojnë në doganë pa plotësuar më parë formularin e nevojshëm, pasi janë sqaruar prej policisë se nuk mund të udhëtojnë pa plotësuar më parë formularin janë kthyer mbrapsht. Pak orë me vonë, të njëjtët persona, kanë paguar shtetasit grekë me origjinë shqiptare, te cilët punojnë si taksistë piratë mes dy vendeve, për t?u pajisur me formularë të falsifikuar dhe tentuan të kalojnë serish në pikën kufitare në bordin dy furgonëve me targa greke. Pas verifikimeve të kryera në sistem u konfirmua se të arrestuarit në vend të plotësonin formularin sipas ligjit e kanë falsifikuar atë. Të 6 të arrestuarit u dërguan në rajonin e policisë në Kalpaq dhe në vazhdim në gjykatën e Janinës. Mjetet e tyre u sekuestruan ,ndërsa ata u akuzuan për falsifikim të dokumentave shtetërore, shkelje të rregullave anti covid dhe shkelje të rregullave të transportit. Pas akuzave të marra janë penalizuar me gjoba nga 150 në 5000 euro dhe u lanë të lirë me kusht. Autoritet policore greke thanë se nuk do të tolerojnë askënd të verë në rrezik jetën e qytetarëve ndaj u kërkojnë udhëtarëve të jenë edhe më të përgjegjshëm në situatën e pandemisë se Covid 19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Falsifikim#TopChannel

Recommended